“Komandant, është përdorur arma nga punonjës policie!” Si e mësoi vrasjen e Klodianit patrulla “Shqiponja”

Zbardhet dëshmia e efektivëve të patrullës së forcave “Shqiponja” të cilët natën e 8 dhjetorit 2020 kanë qenë në shërbim me efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha.

Specialisti Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme Motorrist, pranë sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të policisë Tiranë ka dëshmuar për thirrjen në radio të dy policëve që kërkonin mbështjetje pasi ishin në ndjekje të një personi.  Më pas shkuarja në vendngjarje dhe deklarata:  ‘Komandant është përdorur arma nga punonjës policie”.

Efektivi tregon se kamerat e trupit nuk funksiononin pasi ishin prishur.

Në orën 01:09 unë isha në lëvizje pranë “Presidencës”  dhe kam dëgjuar në radio punonjësin e policisë (…. )  i  cili kërkoi ndihmë pasi një person mashkull, me gjatësi rreth 1.70cm, me tuta të zeza, dhe xhup gri u ishte larguar pas thirrjes së tyre dhe i janë vënë në ndjekje, pranë vendit të quajtur “Karburant Kupola” në rrugën “Dritan Hoxha” mëson Ora News

Menjëherë kam urdhëruar në radio shërbimet e patrullave të policisë që t’i shkonin në ndihmë. Pas një minute patrulla e policisë “Shigjeta 5”, punonjësit e policies ( ..), (.. ), (.. ) dhe (.. ) më raportuan në radio se kishin mbërritur në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”  dhe i kërkuan sallës së Komandimit adresë më të saktë  se ku ndodheshin  dy punonjësit e policisë (.. ) dhe (.. ), të cilët kërkonin mbështjetje pasi ishin në ndjekje të një personi.

Më pas punonjësi i policisë (.. ) raportoi në radio se gjendeshin diku te “Shkolla e Partisë” në afërsi të Drejtorisë se Doganave. Në vijim (.. )  i kërkoi në radio Sallës së Komandimit një ambulancë por as mua nuk më tregoi arsyen pse e kërkonte ambulancën.

Unë isha në lëvizje në drejtim të tyre  dhe kur kam arritur në rrugën ”Dritan Hoxha” kam konstatuar mjete policie dhe motorra policie përballë një dyqani pjesësh këmbimi. Sapo mbërrita aty kontaktova me punonjësen e policisë të “Shqiponjave” (.. )e cila më tha:”Komandant është përdorur arma nga punonjës policie”. Iu afrova punonjësve te policisë që ishin rreth 20 metra më tutje dhe konstatova se në tokë gjendej një person mashkull, të cilin në atë çast ka mbërritur një personel mjekësor me ambulancë dhe e mori për ndihmë të shpejtë mjekësore dhe u drejtuan për në Spital Ushtarak .

Pyeta punonjësin e policisë (.. ) dhe më tha se kolegu i tij, punonjës i policisë Nevaldo Hajdaraj kishte përdorur armën e tij pistoletë të shërbimit duke qëlluar personin që kishin në ndjekje pasi ishte rrezikuar nga ai , person i cili ishte pikërisht ai që gjeta në vendin e ngjarjes  siç citova më sipër.

Iu afrova punonjësit të policivë Nevaldo Hajdaraj dhe më tha se kishtë shtënë me armë ndaj personit në fjalë gjatë ndjekjes pasi ishte ndjerë i rrezikuar nga ai. Njoftova Sallën e Komandimit dhe Shefin e Sektorit Florian Danaj në lidhje me ngjarjen. Pasi e pyeta se ku e kishte armën e tij pistoletë të shërbimit, Nevaldo më tregoi se e kishte në vendin ku mbahet arma dhe tha se e kishte me fishekë në folenë e fishekut.

Ai më tregoi se kishte qëlluar dy herë  në drejtim të këmbeve , por nuk dinte se ku e kishte kapur plumbi atë person. Të dy punonjësit e policisë (.. )dhe Nevaldo Hajdaraj më dorëzuan armën e tyre pistoletë  të shërbimit në gjendjen siç ishin në ato çastë. Kam ndejtur me ta duke i kërkuar të qetësoheshin dhe i kam marrë me vete për në ambjentet e Drejtorise së Policisë. Për të gjitha këto veprime kam raportuar në Sallën e Komandimit si dhe eprorin…Ne njësinë që unë drejtoj në gjendje pune është vetëm një kamera trupi individuale dhe këtë kamer e kishte patrulla e policisë e vendosur si pikë kontrolli në mbështetje të Komisariatit të Policisë nr.5 sipas planit të masave. Theksoj se patrulla e policisë, me punonjësit Nevaldo Hajdaraj dhe (.. ) nuk kanë patur kamera trupi.

Ju sqaroj se kamerat e trupit që policët kanë patur në pajisje , u janë demtuar dhe janë dorëzuar në magazine e DV Policisë Tiranë. Nuk e mbaj mend orën e saktë, pas orës së ngjarjes, kam urdhëruar patrullën e policisë “Shigjeta 5”, motociklistët (.. ), (.. ),  (.. ),  dhe (.. ), që të kontrollonin itinerarin e ndjekjes së personit nga punonjësit e policisë, për evidentimin e ndonjë sendi të kundraligjshëm. Pas disa minutash punonjësi i policisë (.. ), më njofton me telefon se kishin gjetur një armë zjarri, tip pistoletë , në rrugë, në afërsi të Drejtorisë së Doganave. Menjëherë kam reportuar eprorët . Më pas aty ka mbërritur grupi hetimor , ndërsa unë jam paraqitur në Drejtorinë e Policisë në lidhje me sigurimin e punonjësve të policisë (.. ),  dhe (.. ),. Edhe patrulla e policisë “Shigjeta 5” , në fjalë nuk kanë patur kamera individuale trupi për mungesë të tyre. mëson Ora News

SHKARKO APP