Komandanti i nëndetses së famshme 105 ndahet nga jeta
Eshte ndare nga jeta komandanti i nëndetses së famshme 105.
Aleko Pojani kreu shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe më pas Akademinë e Marinës në Baku të ish Bashkimit Sovjetik në vitet ‘50.
Aleko Pojani ishte komandant i parë i së famshmes nëndetëse “105” e cila kreu misione shembullore në detin Mesdhe dhe njihet në publik nga filmi “Ballë për Ballë”.
Aleko Pojani ka qenë edhe komandant i Brigadës së Nëndetëseve në Bazën Ushtarako-Detare të Pashalimanit dhe pedagog në Akademinë e Marinës në Vlorë, shkruan “Dita”.

Ai është autor i librit historik “Nëndetësja 105, kujtimet e një komandanti” botuar në vitin 2013 dhe mbante gradën Doktor i Shkencave.
KOHA JONË SONDAZH

