Kombëtarja serbe shëtitje në Tiranë, askush nuk i shqetëson-VIDEO

 

Kombëtarja serbe e futbollit ka vendosur që të mos zhvillojë një seancë stërvitore në Tiranë, por ata e kanë lënë rastin që të ikë dhe të dalin për një shëtitje nëpër kryeqytet.

Nën masa të forta sigurie, ata kanë bërë një shëtitje në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa janë ndjekur nga sytë e qindra qytetarëve të cilët janë gjendur rastësisht aty.

Shëtitja e tyre që ka shkuar deri tek selia e Presidencës së Shqipërisë dhe janë kthyer sërish në hotel. Ata janë mbikëqyrur nga policia dhe një helikopter që fluturonte mbi kokat e tyre.

SHKARKO APP