Kombëtarja U-21, trajneri Bushi publikon listën e dy miqësoreve me Moldavinë
Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore më 15 dhe 18 nëntor ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto dy takime, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar.
Në listën e lojtarëve të thirrur për këto miqësore, tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë më 15 nëntor, në orën 14:00.
Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 22 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21: