Kombinat, tregjet vatër e rrezikshme, neglizhohen masat anti-Covid, qytetarët në grupe
Tregu i kombinatit përsëri është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për përhapjen e koronavirusit. Tregtarë dhe blerës janë pa maska dhe nuk ruajnë distancën, ndërsa vërehet një neglizhencë më e madhe të moshat e reja.
Tregu në kombinat vijon të mbetet një nga tregjet më problematik sa i përket ruajtjes së distancës dhe përdorimit të maskave.
Këtë të enjte, qytetarët ishin të shumtë , pa maska ata i drejtohen tregtarëve, të cilët po ashtu nuk e zbatojnë këtë rregull të thjeshtë.
Tregtarët pohojnë se masat nuk po zbatohen.
“Është vapë nuk mbahet.”
“Në 10 vetë 1 vjen me maskë.”
“Nuk i vënë fare maskat.”
Të njëjtën gjë thonë edhe blerësit, disa prej të cilëve nuk besojnë në ekzistencën e koronavirusit.
“E kam harruar në shtëpi, le të na gjejë ç’ka për të na gjetur. Nuk ka virus thonë.”
“Nuk kam frikë fare.”
Nëse dikur këto hyrjet ishin të blinduara nga ushtarakë dhe efektivë të policisë, sot nuk është as tuneli dezinfektues.
Ndërkohë që përmes një tabele qytetarëve u kërkohet të ruajnë distancën, por ndërgjegjësimi duket se mungon.
/Ora News