”Kombinati zona më e vështirë”, ministri Gonxhja: Vuan ende nga problematikat që la tërmeti i 2019

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se zona e Kombinatit ku ai është caktuar nga PS për të mbuluar në zgjedhjet e 11 majit, është një nga zonat më të vështira. Për të kjo zonë ende vuan nga problematikat e trashëguara nga tërmetet e vitit 2019. Ai shtoi edhe se kjo zonë ka afërsisht 73 mijë zgjedhës, por që PS do të marrrë një rezultat pozitiv.

”Unë jam caktuar në njësinë 6 ku është Kombinati i vjetër në konceptin e zonës së Kombinatit, por edhe pjesa e re e njësisë 6 që bashkohet te Unaza dhe që vjen edhe përtej Unazës në drejtim të qendrës.

Është njësi shumë e madhe me rreth 73 mijë zgjedhës. Zona është nga më të vështirat edhe për shkak të problematikës që ka trashëguar sidomos për shkak të emergjencës së tërmeteve. Mendoj se të gjitha këto bashkë tani bëjnë sens në listën e hapur.

Dhe mendoj se të gjitha këto bashkë më bëjnë sens. Kjo edhe në mundësistë e mëdha që unë, MEKI dhe eksperienca ime ndër vite, e shkuara ime”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP