Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” të dielën në pallatin e kulturës Kamëz

“Boeing Boeing” cilësuar si komedia e jashtëzakonshme do të shfaqet për spektatorët e Kamzës në pallatin e kulturës të këtij qyteti. Komedia do të shfaqet në 10 Tetor, ora 18.00.

Aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe vijnë në komedinë me autor Marc Camoletti, përkthyer me mjeshtëri nga Nasi Lera. Regjisori Kiço Londo ka zgjedhur kastin e aktorëve Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga dhe Linda Jarani.

Kujdes se prej të qeshurës gjatë shfaqjes, nuk eshtë e lehtë të marrësh frymë.

Kontaktoni: 0694820625

SHKARKO APP