Komentuesi vëmendjen e Ramës- Ja çfarë i shkruan dhe përgjigjia e Kryeministrit…

Një komentues duket se ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, pasi vetëm atij i ka kthyer përgjigje. Komentuesi  i është ankuar Ramës për sigurinë ushqimore dhe i ka kërkuar që të kthejë syte nga ky problem. Por Rama ka hedhur poshtë pretendimet e komentuesit, ashtu sikundër ndodh gjithmonë sa herë që ka kritika. “Nuk e di ku i keni nxjerrë shifrat, por ju siguroj që janë të pavërteta. Beteja për sigurinë ushqimore bëhet përditë dhe si kurrë më parë”, shkruan Rama.

Debati

Komentuesi: Z kryeminister,nese do te fitosh pike ne syte e popullit duke pare dhe situaten aktuale ju rekomandoj me modesti te kerkoni urgjentisht nga hallkat e kontrollit ushqimor te sigurojne cilesine e produkteve qe konsumohen pa perjashtim sepse ndodhemi perpara nje fakti te akumuluar prej vitesh ku mund te pohojme pa kundershti se pothuajse 80% e produkteve te shportes jane abuzive dhe jashtezakonisht te demshme per shendetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky eshte nje front lufte i paprecedent qe i eshte imponuar popullit nga nje grusht njerezish me interesa thjesht ceketa financiare dhe jo vetem sepse iu ka shkuar per shtat dhe atyre qe duan ti shikojne shqiptaret te deformuar gjenetikisht dhe ti pakesojne ne shtese natyrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpresoj ta lexoni mesazhin sepse nuk eshte nje kerkese personale,perkundrazi eshte nje kerkese jetike e perditshmerise se popullit te thjeshte.Uroj qe te beheni sa me i ndjeshem ndaj ketij problemi.Ju uroj gjithe te mirat

Rama: Nuk e di ku e keni nxjerre ju kete shifer po ju siguroj se eshte e pavertete, nderkohe qe beteja per sigurine ushqimore behet perdite dhe si kurre me pare! Natyrisht ka shume veshtiresi po rezultatet nuk mungojne aspak.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?