Komisariatit Dixhital i shtohen 2 rubrika të reja! Rama: Do të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj (VIDEO)

Dhuna në familje është një nga problemet e shumta, me të cilën përballet shoqëria shqiptare. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka zgjedhur që të hapë një kategori në aplikacionin Komisariati Dixhital.

Ndërsa në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, bëhet me dije se një tjetër rubrikë që është shtuar është edhe “Krimi Mjedisor”.

Në video jepen detaje se si funksionon ky aplikacion me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t’u ruhet anonimati i plotë, por edhe do u kthehen përgjigje të personalizuara, si edhe globale që u dërgohen përdoruesve të këtij aplikacioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëmëngjes dhe me Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama krasas pamjeve që sjell për funksionimin e këtij aplikacioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?