Komisia Letrare Shqipe, kur driti e para rreze e unifikimit të gjuhës në Shkodër

Albert Vataj

Burrat më të zëshëm të shqiptarisë, më të diturit dhe më të driturit e shpirtit e mëndjes, ata që ndër gjërat më të shtrenjta kishin kombin, u mblodhën në Shkodër për të krijuar Komsinë Letrare Shqipë, për të hedhur hapin e parë në udhën e gjuhës, për përpilimin e një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët dhe hartimi i një ortografisë të përbashkët, duke synuar unifikimin e varianteve të ndryshme dialektore të shqipes.

Rrugtimi i Një ngjarje e rëndësishme në historinë tonë kombëtare është mbledhja e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër, më 1 shtator 1916.

Më 1 shtator 1916, në Shkodër, u mbajt mbledhja e parë e Komisisë Letrare Shqipe, e cila kishte një rëndësi të madhe për zhvillimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Komisia u krijua nga autoritetet austro-hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore dhe përbëhej nga intelektualë dhe studiues të njohur të kohës, të cilët u angazhuan për standardizimin e gjuhës shqipe dhe përpunimin e normave drejtshkrimore.

Pjesëmarrësit kryesorë në këtë mbledhje ishin figura të shquara si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Aleksandër Xhuvani, Ndre Mjeda dhe të tjerë. Një nga qëllimet kryesore të Komisisë ishte përpilimi i një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët dhe hartimi i një ortografije të përbashkët, duke synuar unifikimin e varianteve të ndryshme dialektore të shqipes.

Punimet e Komisisë shënuan një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një gjuhe të përbashkët letrare për shqiptarët, një proces që kulmoi në standardizimin e gjuhës shqipe më vonë gjatë shekullit XX.

Në vitin e parë, kjo komisi nxori një të përkohshme shqip “Lajmet e Komisisë Letrare Shqipe”, e cila përkujdesej për të gjitha çështjet që i përkitnin lëvrimit të gjuhës shqipe e përparimit dhe lulëzimit të saj. Në Komisinë Letrare të Shkodrës bënin pjesë: Gjergj Pekmezi, kryetar i Komisisë, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Sotir Peci. Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Gjergj Fishta etj.

Komisia Letrare e Shkodrës ishte përmbushja e dëshirës së shprehur nga Kongresi i Manastirit që pas dy vjetësh të bëhej edhe një kongres tjetër “për orthografi e literaturë të gjuhës shqipe”. Vendimet e Komisisë bënë jehonë në shtypin e kohës, si në atë të vendit ashtu dhe në atë që dilte ndër kolonitë shqiptare jashtë vendit. Vendimet e Komisisë Letrare të Shkodrës patën një jetëgjatësi gati 50-vjeçare dhe ato, me përjashtime të rralla, gjetën zbatim në organet zyrtare, në tekstet shkollore, në shtypin e kohës etj.

Më 16 prill 1917 u themelua Biblioteka e Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër me drejtues Hil Mosin. Biblioteka funksionoi me një numër të kufizuar librash, gazetash dhe revistash në gjuhën shqipe dhe të huaj të cilat ishin blerë ose ishin dhuruar edhe nga vendimi që detyronte autorët dhe botuesit t’i jepnin dy ekzemplarë falas. Ajo do të përkujdesej për të krijuar një bibliotekë popullore shqipe të lirë e të organizuar sipas rregullave të duhura bibliotekare.

Kjo gjë u arrit pas pesë vjetësh me krijimin e Bibliotekës Kombëtare, më 1922, bërthamë dhe pararendëse e së cilës ishte pikërisht Biblioteka e Komisisë Letrare.

SHKARKO APP