Komisioneri i BE-së për Drejtësinë në Tiranë: Më shumë punë për konsolidimin e gjyqësorit

Në Tiranë u mbajt ministeriali Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, i organizuar në kuadër të presidencës çeke të BE-së. Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders, përmes një mesazhi në “Twitter” i konsideroi të frytshme diskutimet. Ai vuri në dukje se Shqipërisë i nevojitet të bëjë ende shumë punë për të konsoliduar kapacitetet e sistemit gjyqësor.

”Është kënaqësi të jem në Tiranë për takimin ministerial për drejtësinë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Faleminderit Presidencës çeke dhe Ulsi Manjës për këtë mundësi. Ishte një shkëmbim i rëndësishëm për të forcuar lidhjet tona me dhe në rajon dhe për të shqyrtuar së bashku mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutim i frytshëm dhe i thelluar me Ulsi Manjan, Ministri i Drejtësisë. Shqipëria ka bërë progres të mirë në reformat e saj në drejtësi, ndërkohë që nevojitet më shumë punë për të konsoliduar kapacitetet e sistemit gjyqësor, duke përfshirë edhe trajnimin e gjyqësorit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?