Komisioneri i Zgjerimit të BE-së: Shpërblim 28 mln euro për punët e arritura nga Shqipëria

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të përfitojë 28 milion euro shpërblim për punën që ka bërë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. ”Kam një lajm të mirë, Me punën e bërë deri më tani do të japim 28 milion euro për shpërblim për punën e bëra. Kam lajm të mirë edhe nga PE, por ka një procedurë që duhet ta ndjekin, propozimin e kemi bërë”. Më pas ai është ndalur tek të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke thënë se 15 milion eurot e KE të premtuara për dëmet nga tërmeti janë gati dhe së shpejti do të vihen në zbatim për fazën e rindërtimit.

”Konferenca e donatorëve, ju shpreh ngushëllime. Ju siguroj se ne do qëndrojmë krahë Shqipërisë . Do ta organizojmë dhe së bashku me kryemsinitrin në Bruksel. Ursula von der Leyen Do ta cel këtë konferencë dhe presim që do të ketë pozitivite. Kemi folur edhe për shifrën 15 milion euro. Dhe më kanë thënë se ka filluar kjo shifër në terren për të ndihmuar. Ne sot do të shkojmë në Durrës të shohe se çafrë është bërë atje”.

Várhelyi është shprehur se kanë gati platformën dhe metodologjinë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se negociatat shpreson të hapen pata Samitit të Zagrebit.

“Zgjerimi dhe BP është prioritet. Dëshirojmë që të kemi më shumë ndikim dhe influencë. Dëshirojmë të jemi partner i rëndësishëm me rajonin. Do të punoj fort me ju që kjo gjë të bëhet realitet. Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë si një shtet që është gati. Ne do të punojmë fortë që kjo të bëhet e tillë përpara samitit të Zagrebit. Komsioni do të ketë në tre drejtime. E para do të bëhet këtë muaj për metodologjinë e negociatave, Fakti që nuk u hapën negociatat pasi kishte disa shqetësime. Ne po punojmë me miqtë tanë që të gjejmë një zgjidhje që të krijojë një shans të ri. Me këtë metodologji do të krijojmë një qasje me 4 parime bazë.

Procesi duhet të jetë më i besueshëm më politik dhe më i parashikueshëm. Është përparësi. Po përpilojmë një propozim.

E dyta është që të kemi mundësinë të fillojmë negociatat këtë vit përpara Samitit të Zagrebit.

E treta është Samitit i Zagrebit ku shpresojmë që do të flasim për zhvillimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në mënyrë që këto vende të jenë pranë BE. Të vazhdohen reformat që po kryhen. Me vendosmëri. Do të kërkohen edhe reforma më dinamike.

Duhet ta bëjmë së bashku. Unë do të flasë edhe me opozitën që këtë ta bëjmë sukses. Ta përdorim këtë si një sukses të na mbështesin. Procesi i vettingut i ka krijuar vendosmëritë. Mirëpres marrëveshjen e djeshme për Zgjedhoren. Janë lajme të mira. Por kemi sfida para. Të luftojmë krimin e korrupsionin të sigurohemi që ka një shtet të së drejtës dhe të vazhdojmë të mbështetemi në këtë aspekt”.

SHKARKO APP