Komisioneri për Zgjerimin e BE, Varhelyi vizitë në Tiranë

Këtë të enjte, Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Tiranën. Sipas axhendës së publikuar në faqen e Komisionit Europian, gjatë vizitës në Tiranë, Komisioneri Varhelyi ku do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentin të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Varhelyi do të takohet edhe me kryetarët e opozitës, teksa në vazhdim të axhendës së tij, ai do të vizitojë edhe zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

KE ka njoftuar se Konferenca e donatorëve që do të mundësojë ndihmën e vendeve të BE për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit do të zhvillohet në Bruksel në datë 17 shkurt. Kjo është vizita e parë në vendin tonë për zyrtarin e BE-së, i cili zëvëndësoi më 27 nëntor, Johanes Hahn në postin e Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?