Komisionet parlamentare me prani fizike, PD: Rikthyem ligjshmërinë në Kuvend!

Kryetari i grupit parlamentar në PD-së, Alfred Rushaj tha se me vendimin e Konferencës së Kryetarëve u rikthye ligjshmëria në Kuvend. Rushaj tha se u ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim.

Vendimi që u mor sot në konferencën e kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë për sa i përket mbledhjes së komisioneve parlamentarë. Pas kërkesës sonë u ra dakord që të bëhen fizikisht. U diskutua dhe u ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. E drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme. Nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor për ndonjë nga komisionet. Në nuk tërhiqemi nga ajo që kushtetuta“,- tha Rushaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?