Komisioni diskuton pr.ligjin për Shërbimin e Provës
Në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit, u diskutua projektligji për Shërbimin e Provës në Republikën e Shqipërisë. ”Gjatë prezantimit të Projektligjit ne Komision, solla në vëmendje që ky akt synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës si dhe përcakton procedura për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative”, tha Fjoralba Caka, zv.ministrja e Drejtësisë. Projektligji “Për Shërbimin e Provës” është pjesë e paketës së reformës penitenciare dhe në vijim të qasjes për një drejtësi restauruese, në përputhje me Kodin e Drejtësisë Penale për të mitur. Nëpërmjet këtij projektligji, punonjësit e shërbimit të provës jo vetëm do të mbikqyrin ekzekutimin e dënimeve alternative, por do të asistojnë personat e dënuar për të gjetur strehim dhe punësim pas përfundimit të dënimit.
KOHA JONË SONDAZH

