Komisioni Europian: Zyrtarë të Brukselit, mos dilni nga zyrat!

Komisioni Europian u kërkoi zyrtarisht sot të gjithë funksionarëve të tij që punojnë në Bruksel, të mos dalin nga institucionet evropiane, të qëndrojnë në shtëpi, ose në zyrat e tyre ku ndodhen momentalisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë zv/presidenti i KE-së, Kristalina Georgieva.

Nga ana tjetër, edhe autoritetet vendase në Bruksel u kanë bëjnë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë apo nga godinat ku ata ndodhen. Teksa janë mbyllur të gjithë metrotë dhe transporti publik.

Ata kanë kërkuar që të mos lëvizet nëpër rrugë dhe kanë vendosur në dispozicion një numër emergjence 1771.

 

SHKARKO APP