Komisioni Evropian pritet të pranojë propozimin: Vlefshmëria e certifikatës antiCOVID për udhëtime në BE 9 muaj, ja çfarë do të ndodhë më pas

Pritet të depozitohet në Komisionin Evropian, projektpropozimi për vlefshmërinë 9 mujore të certifikatës Evropiane të vaksinimit. Sipas mediave të huaja, Komisioni pritet të propozojë për shtetet anëtare të vazhdojnë të presin vizitorë nga vendet e tjera, me kusht që të jenë të vaksinuar me doza të certifikuara nga EMA.

Gjithashtu do t’u bëjë thirrje vendeve që të rihapin kufijtë e tyre pas pushimeve, më 10 janar, për të gjithë ata që kanë kishte vaksinat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Projektpropozimi, i zbuluar nga Bloomberg, në thelb i detyron ata që hyjnë në BE të marrin një dozë të tretë të vaksinës nëntë muaj pas të dytës.

Gjithashtu, rritja e rasteve bën që BE-ja të heqë nga 1 marsi të ashtuquajturën “lista e bardhë”, pra listën e vendeve nga të cilat udhëtarët mund të hyjnë në grupin e 27 vendeve, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit. Nga kjo datë e në vazhdim, vetëm personat e vaksinuar mund të hyjnë në vendet e BE-së.
Rregullat e reja do të lejojnë gjithashtu fëmijët e moshës 6 deri në 17 vjeç të udhëtojnë me një test molekular negativ pak para nisjes, edhe pa vaksinim.
Këto propozime do të shpallen të enjten, por nuk kanë të bëjnë me udhëtimet brenda BE-së. Ato do t’u paraqiten qeverive evropiane për miratim.

SHKARKO APP