Komisioni Hetimor për Incerenatorët, Kryemadhi: Ndërhyrja politike e vonoi SPAK-un

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Komisioni Hetimor për Incerenatorët dhe ndërhyrja politike bëri që SPAK të vonohet. Për të Komisioni nuk shërbeu për të bërë publike aferën, aq sa për t’i dhënë mundësinë Ramës dhe Veliajt të largojnë përgjegjësitë nga vetja.

“Ne u refuzuam (për të qenë pjesë e Komisionit Hetimor) me të drejtë vetoje nga Partia Demokratike e asaj kohe, nga Basha dhe Tabaku. Mesa duket çështjet e inferioritetit janë problem shumë i madh në politikë”.

Kryetarja e LSI-së, theksoi edhe se çështja e inceneratorëve duhet të shkojë deri në fund sepse nga kjo është në provë SPAK-u dhe Reforma në Drejtësi.

SHKARKO APP