Komisioni i ligjeve dhe i shëndetësisë kalon online
Pas tensioneve dhe kaosit të krijuar në Kuvend, ku deputetët e PD-së nuk lejuan zhvillimin normal të mbledhjes te Komisioni i Ligjeve, raportohet se mbledhja e komisionit të Ligjeve ka rifilluar online.
Në këtë mbledhje po diskutohet pr/buxheti për vitin 2024 dhe po raporton ministri i Financave, Ervin Mete. Ndërkaq, deputetët e opozitës nuk po marrin pjesë.
Sakaq, ashtu siç vihet re edhe në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga Opinion.al edhe mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë u vendos që të mbahej online.