Komisioni i Ligjeve seancë dëgjimore me 3 kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të shpallura nga Kuvendi.
Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji si dhe Elsa Toska do t’U përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.
Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se Besik Muçi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga lista e propozuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta. Një nga kandidatet, Vorpsi pohoi se; “mendoj se përvoja e gjatë e imja do më ndihmoje në punën time për të çuar me tej të drejtën kushtetuese”.