Komisioni i Medias nderon ikonën e humorit Fadil Hasa
Komisioni i Medias e nisi mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të ikonës së humorit shqiptar, Fadil Hasa, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 78-vjeçare.
Artisti i Merituar humbi betejën me një sëmundje të rëndë në mushkëri, duke lënë pas hidhërim mes familjarëve, miqve dhe qytetarëvë që bëri të qeshnin me batutat e tij në skenë e televizion.
Ndërkohë në Durrës prej orës 10:00 kanë nisur homazhet në nder të tij në hollin e Teatrit të qytetit. Homazhet do të përmbyllen në orën 11:00, ku më pas artisti do të përcillet për në banesën e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

