Komisioni i Pavarur i Monitorimit kritika Arta Markut. Ja si kryeprokurorja manipuloi votimin për KLP
Komisioni i Pavarur i Monitorimit raporton në Kuvend rreth aktivitetit të organeve të reja të drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Monitorimit ka kritikuar hapur krye prokuroren, Arta Marku. Sipas raportit, Marku ka shkelur procedurat për zgjedhjen e Vate Stakës si pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
LEXO EDHE:
Lubonja për letrat e Ramës: Fasadë e grisur, shteti i kapur nga mafia dhe oligarkia
Në dokumentin drejtuar Kuvendit, shkruhet se Marku shkeli rekomandimet e Komisionit të Pavarur. Marku ngriti komisionin e votimit, para mbledhjes së prokurorëve dhe miratoi komisionin e votimit, 2 ditë para mbledhjes së prokurorëve.
Ndër të tjera, në raport theksohet se komisioni i votimit duhet të ngrihej në një ditë me mbledhjen e prokurorëve.
Kujtojmë që Staka u zgjodh në vend të Antoneta Sevdarit në KLP, ndërsa për hedhjen e votës kishte vetëm kuti “Pro” dhe mungonte kutia “Kundër”.
KOHA JONË SONDAZH

