Komisioni i Reformës në Drejtësi mbyll kapitullin e Kushtetueses

Punimet në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi po ecin me ritme të kënaqshme, sipas maxhorancës.

Këtë të premte në këtë komision është përmbyllur kapitulli i dytë i reformës, ai që ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese.

Në daljen para mediave, përfaqësuesi socialist, Pandeli Majko u shpreh optimist për ecurinë e procesit, ndërsa në lidhje me çështjet politika tha se ka disa, por njëra është kryesorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka çështje politike, por kryesorja është mënyra e votimit me 2/3 apo 3/5. Sot kaloi kapitulli i dytë për Gjykatën Kushtetuese dhe nesër do të niset me gjykatat”, tha Majko.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti socialist tha se ka patur një ecuri më pozitive në Komision dhe se paketa me ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e reformës në drejtësi do të kalojnë njëherësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?