Komisioni i Reformës Territoriale, Boçi: PS të tërhiqet nga nisma për të marrë shumicën

Deputeti i PD dhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi ka akuzuar Partinë Socialiste për përpjekje për të deformuar frymën konsensuale të reformës përmes një nisme parlamentare që synon ndryshimin e formulës së përbërjes së Komisionit dhe marrjen e shumicës vendimmarrëse.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Boçi theksoi se një veprim i tillë do të minonte parimin e bashkëvendimmarrjes dhe do ta kthente reformën territoriale në një proces të njëanshëm politik. Ai paralajmëroi se, në rast se PS nuk tërhiqet nga kjo nismë, Partia Demokratike do të rishqyrtojë seriozisht pjesëmarrjen e saj në Komision.

Sipas Boçit, funksionimi i Komisionit është aktualisht i bllokuar për shkak të mungesës së vullnetit për bashkëpunim nga mazhoranca, duke nisur nga moszgjedhja e sekretarit dhe deri te mungesa e dakordësisë për thirrjen e mbledhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kërkoi që dy bashkëkryetarët e Komisionit të ulen së bashku për të rivendosur normalitetin institucional, duke zgjedhur me konsensus sekretarin dhe duke vendosur bashkarisht axhendën e mbledhjeve. “Nëse mazhoranca këmbëngul të marrë shumicën dhe të imponojë vullnetin e saj, atëherë nuk ka më arsye për praninë tonë në Komision. Reforma territoriale nuk mund të bëhet me imponim, por vetëm me marrëveshje politike”, deklaroi Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?