Komisioni i Rithemelimit: Binomi Rama-Basha vijojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve
Për Komisionin e Rithemelimit të PD, binomi Rama-Basha vijon që të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve. ”Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: “Fajin e ka Saliu””.
Deklarata e plotë
Lulit i ka dalë boja! Për të justifikuar kartonat jeshilë pro katastrofës së reformës në drejtësi, Basha u rrek sot të gjente një alibi për faktin se: u ul me dëshirë në prehrin e Rilindjes, por beteja “sa për sy e faqe” me Edi Ramën, sapo ka filluar!
Lulzim Brava kërkon të shesë opozitarizmim fallco dhe betejat e njëpasnjëshme të braktisura dhe të shitura haptas me sloganin e hershëm të pengmarrësit të tij, Edi Ramës: “Fajin e ka Saliu”!
Lulzim Brava nuk mund t’u shpjegojë qytetarëve se ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti voton ne komisione të parlamentit marrjen e borxhit të ri prej 720 milionësh euro për tu vjedhur dhe shpërdoruar nga narkoqeveria, apo e amniston me votë sistemin e drejtësie të kapur e kontrolluar nga banda e Rilindjes.
Ndërkohë, në aktin final të votimit, ti bëhesh njësh me ta! Ky është thjesht një teatër ku binomi Rama-Basha vazhdojnë të vjedhin bashkë duke vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Vota për Shtëpinë e Lirisë, në dt 6 Mars shënon fundin e një opozite të marrë peng. Shënon rizgjimin e shpresës dhe fillimin e ndryshimit!