Komisioni i Rithemelimit nis përzgjedhjen e kandidatëve për Lushnjen, Balliu: Regjimi Rama-Brava do të përballet me emra të fortë

Komisioni i Rithemelimit i PD-së e ka marrë seriozisht që do të jenë pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit, që do të mbahen më datë 6 mars. Komisioni ka propozuar disa emra që do të kandidojnë për Bashkinë e Lushnjes, si Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami.

Ish-deputeti Klevis Balliu gjatë takimit me demokratët në Lushnje, tha se regjimi Rama-Brava do të përballet me kandidatura të forta dhe fituese në zgjedhjet vendore të 6 marsit, që do të ndahen për 6 bashki.

”Sot në degën e Partisë Demokratike në Lushnje u mblodhëm me demokratët për të marrë propozimet për kandidatët për Kryetar Bashkie. Komisioni i Rithemelimit të PD-së, në zbatim të Statutit të votuar nga antarsia më 11 Dhjetor, nisi procesin e përzgjedhjeve të kandidatëve për Kryetar Bashkie, i cili bëhet me primare brenda partisë. Regjimi Rama-Brava do të përballet me kandidatura të forta dhe fituese në zgjedhjet e pjesshme vendore. Kandidatët tanë i zgjedh antarësia, ndërsa kandidatët e Lul Bravës i zgjedh Edi Rama”.

SHKARKO APP