Komisioni i Venecias kundër Vettingut në politikë

Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e PD-në për Vettingun në Politikë.

Opinioni i klasifikuar konfidencial i ‘Venecias’ përmban 20 faqe ku edhe sugjerohet një zgjidhje alternative për Vettingun. Mbërritjen e draftit e ka njoftuar vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes së Këshillit Legjislativ. Drafti, sipas Ruçit, do t’u ofrohet grupeve parlamentare të partive.

Konkluzioni i Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin është se projekt propozimi kushtetues nuk arrin që të ofrojë udhëzime të përshtatshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Drafti nuk është i qartë. Kërkohen mekanizma të tjerë ligjorore dhe sigurues. Vettingu në politikë është kompleks dhe sensitiv. Propozimi i PD-së mund të përdoret njëanësisht politikisht dhe në një mënyrë arbitrare. Propozimi ngre pikëpyetje rreth ndryshimeve kushtetuese”- thekson Komisioni i Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drafti është paraprak dhe mund të ndryshojë gjatë ditës kur do të votohet në Komisionin e Venecias. Votimi i këtij projektligji do të bëhet më datë 14 dhjetor ku edhe do të jenë të pranishëm 4 deputetë të PS, 2 të PD dhe 1 nga LSI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?