Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, njeh vetëm PD-në me Lulzim Bashën kryetar. PD-ja e Berishës nuk regjistrohet
Në mbledhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sot (datë 22 janar 2022) u diskutua se kush nga palët në PD do të njihet nga Ilirian Celibashi si përfaqësues zyrtar i PD-së.
Zoti Celibashi vendosi që të mos njoh më juristin Ivi Kaso që ka qenë deri tani si përfaqësues zyrtar, pasi Lulzim Basha ka dërguar shkresë për dy emra të tjerë.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tha se njeh shkresën e zotit Basha dhe jo atë të palës tjetër, pra jo PD-në e ish-kryeministrit Berisha.
Me pak fjalë ajo që pritej ndodhi, që PD-ja e Berishës nuk do të regjistrohet në zgjedhje.
Me sa duket do ti duhet të regjistrojnë si kandidatë të pavarur njerëzit e tyre për 6 bashkitë.
KOHA JONË SONDAZH

