Komiteti i Ekspertëve mblidhet brenda javës

Komiteti Teknik i Ekspertëve për Covid-19, pritet të mblidhet brenda kësaj jave. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu bëri me dije se ekspertët po diskutojnë për një rihapje graduale të vendit pasi situata e Covid-19 vijon të jetë e qëndrueshme. ”Kjo situatë reflekton atë çfarë të gjitha përpjekjet tona. Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke vlerësuar në dinamikë situatën. Besoj që brenda dy ditëve të ardhshme do kemi një mbledhje të komitetit të cilët janë duke shqyrtuar masat. Po mendohet një rivlerësim në kuadër të lehtësimit, por do jetë një rihapje e kontrolluar që do të thotë graduale”.

SHKARKO APP