Komiteti i Helsinkit: Vjedhja në mes të Bllokut tronditi opinionin

“Kur ende nuk është zbuluar vjedhja në Aeroportin e Rinasit, kur vazhdojnë të jepen të dhëna kontradiktore lidhur me përgjegjësinë e këtij apo atij institucioni, media njoftoi një vjedhje tjetër mjaft të rëndë, të organizuar dhe të ekzekutuar nga persona që paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore”.

Kështu u shpreh sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi ngjarjen ku në mes të ish-Bllokut, u vodhën 21 milionë lekë.

“KShH me keqardhje konstaton se krimi ndodh merren disa masa parandaluese dhe më pas ngjarja kalon në harresë. Për KShH, shteti mban përgjegjësi nëse autoritetet përkatëse që varen prej tij nuk zbatojnë me rigorozitet ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

KShH është i ndërgjegjegjshëm se lufta kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm detyrë e organeve të specializuara. Megjithatë, për vetë funksionet dhe detyrat që këto organe kryejnë, janë në vijë të parë të këtij fronti dhe si pasojë përgjegjësia e tyre është më e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

KShH, duke iu referuar disa krimeve të rënda që janë kryer këto kohët e fundit, arrin në përfundimin se sidomos krimi i organizuar përdor metoda të sofistikuara, godet në kushte dhe rrethana të caktuara, madje të befasishme. Pikërisht për këtë arsye, Komiteti Shqiptar i Helsinkit rekomandon që forca e goditjes, e zbulimit të autorëve të krimit, e hetimit dhe gjykimit të çështjeve të tilla duhet të jenë në lartësinë e tyre”, citon ky aorganizëm.

Duke shtuar se shtetasit kërkojnë jo vetëm transparencë por dhe përgjegjshmëri. Lufta kundër kriminalitetit dhe parandalimit të tij është detyrë e të gjithëve.

“KShH u bën thirrje në radhë të parë organeve që me ligj janë ngarkuar me përgjegjësi për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit të reflektojnë dhe të nxjerrin shkaqet e kësaj gjëndjeje dhe përgjegjësitë individuale.

Për KShH, në këtë vështrim nuk duhet të lejohet asnjë lloj euforie. Ka raste kur ajo krijohet kur jepen të dhëna statistikore për luftën dhe goditjen e kriminalitetit në periudha të shkurtëra”, përfundon deklarata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?