Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zgjeron partneritetin me biznesin, Fidel Ylli falënderon biznesmenin Ylli Ujka

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka zyrtarizuar një marrëveshje të re sponsorizimi me kompaninë GRUPPO IDA SRL, e cila do të mbështesë KOKSH për katër vitet e ardhshme.

Negociatat për këtë bashkëpunim u iniciuan më herët nga Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, dhe sipërmarrësi Ylli Ujka, duke u finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjes.

Ylli Ujka, i cili drejton GRUPPO IDA SRL dhe është njëherazi presidenti i ekipit të basketbollit “Besëlidhja”, kampioni aktual i Shqipërisë, u shpreh entuziast për sukseset e Team Albania, duke vlerësuar sidomos arritjen e dy medaljeve në Paris. Ai theksoi se biznesi ka një detyrim moral ndaj vendit për të kontribuar në zhvillimin e sportit.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, vlerësoi këtë bashkëpunim të ri dhe falënderoi biznesmenin Ujka për kontributin e tij të rëndësishëm në sport përmes investimeve të vazhdueshme.

SHKARKO APP