Komiteti PE-Shqipëri në Bruksel, miratohet Rezoluta: Të merren masa për të dhënat personale
Në Bruksel këtë të enjte është diskutuar edhe njëherë në lidhje me Shqipërinë dhe rrugën e saj Europiane. Mësohet se është miratuar Rezuluta, e cila shpreh edhe shqetësime për Bashkimin Europian. Në asnjë momenti nuk përmendet “Open Ballkan”, por vetëm Procesi i Berlinit, e po ashtu theksohen kritikat në raport me zbatimin e MSA sidomos në fushën e lirisë së garës, për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë duke nisur nga Aeroporti i Vlorës dhe deri tek Porti i Durrësit.
Shpreh shqetësimin për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të konsiderueshme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike; bën thirrje, në këtë drejtim, dënon aktivitetet dhe sulmet kibernetike kundër Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të tolerojmë sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën dhe shërbimet dixhitale.
Mbështet dhe apelon për më shumë masa të autoriteteve shqiptare për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR); i bën thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj që t’i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

