Kompanitë italiane të makinerive bujqësore, interes për Shqipërinë

Instituti Italian për Tregtinë me Jashtë dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve Italiane në botë, ICE-Agjencia Tirane, në bashkëpunim me Federatën Italiane të Prodhuesve të Makinerive Bujqësore FederUnacoma, organizon në datat 8 dhe 9 Maj një mision të sipërmarrjeve italiane të sektorit të mekanizimit bujqësor. Në mision do të marrin pjesë 12 kompani italiane të specializuara në prodhimin e makinerive dhe pajisjeve bujqësore, identifikuar si një ndër sektorët me perspektivë më të gjerë për Shqipërinë në të cilin Italia mund të përfaqësojë një model të rëndësishëm zhvillimi për t’iu përgjigjur nevojave të inovacionit dhe konkurrueshmërisë. Ditën e mërkurë, datë 8 maj ora 9:00 pranë Hotel Tirana International, në veprimtarinë: Balkan Project Agricultural Mechanization, përveç kompanive shqiptare, do të jenë të pranishme delegacione operatorësh nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Punimet do të hapen nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo dhe nga Drejtoresha e Zyrës ICE në Tiranë Elisa Scelsa. Në sesionin e parë të paraqitjes së situatës aktuale dhe perspektivave të mekanizimit bujqësor do të referojnë Frida Krifca Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural AZHBR, Kreshnik Thaqi Udhëheqës i Sektorit për promovim të Investimeve pranë Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Igor Troshanski Zëvendës Udhëheqës i Departamentit për Koordinimin e Fondeve IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në Maqedoninë e Veriut dhe Renato Knezevic Zëvendësdrejtor i Zyrës për Harmonizimin dhe Koordinimin e Sistemit të Pagesave në Bujqësi pranë Ministrisë së Tregtisë së Jashtme të Bosnje dhe Herzegovinës

Sipërmarrjet italiane do të prezantohen nga Z. Alessio Nanni i FederUnacoma dhe ne  vijim do te zhvillohen takime intensive të përfaqësuesve të biznesit. Industria mekanike dhe e pjesëve përbërësve për bujqësinë, pyjet, kujdesin e gjelbër dhe mirëmbajtjen e tokës – përfaqësuar nga Federata Italiane e Prodhuesve te Makinerive Bujqësore, FederUnacoma – është një sektor i përsosmërisë së “Made in Italy”.  Me një prodhim vjetor me vlerë mbi 11 miliardë euro, prej të cilave 7,5 miliardë eksporte, makineritë bujqësore janë një pjesë përbërëse themelore e zinxhirit agro-ushqimor italian, sektor që në tërësinë e tij realizon një qarkullim vjetor prej 215 miliardë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?