Kompetencat e njësive “Kobra” që rrëmbyen policët në Kosovë, eksperti: Serbia po kryen operacione speciale
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se tre policët e rrëmbyer në Kosovë kanë qenë me qindra kilometra brenda kufirit. Ai tha se ata janë rrëmbyer nga “Kobra” që sipas tij ata kanë tre kompetenca, një ruajtja e personaliteteve, dy lufta kundër terrorizmit dhe tre operacione speciale.
”GPS, kulla dhe satelitë të treja koordinohen dhe dalin në konkluzionin se të tre kanë qenë disa qindra metra, mos me thënë kilometra brenda kufirit të Kosovës. Përballë tyre janë 48 reparte ushtarake që kanë mbi 15 vjet që rrinë në zonën e veriut, disa prej tyretë quajtura “Kobra” që do të thotë policia ushtarake serbe.
Ata kanë tre kompetenca, një ruajtja e personaliteteve, dy lufta kundër terrorizmit dhe tre operacione speciale. Nëse Serbia ka shpallur që po kryen operacione speciale, të na e thotë se këto të treja janë kompetencat. Ata e kanë bërë 2012, ne 2016 në Podujevë”,-tha në ”TCH”.
KOHA JONË SONDAZH

