Komuna Bërdicë: Godina s’është shkollë, edhe PD mund të vendosë postera

 

Një ditë pas akuzave të Partisë Demokratike Shkoder se në komunën Berdicë po përdoren objektet arsimore për zyra elektorale dhe propagandë politike nga mazhoranca, ka reaguar kreu i kësaj komune Besnik Brahimi. Ai i quan të paverteta akuzat pasi godina në fjalë nuk është shkollë dhe madje ai fton edhe demokratët që këtë godinë ta përdorin për vendosjen e flamujve të saj dhe çeljen e zyrave elektorale.

Akuzat e selisë blu i ka përgënjështruar edhe drejtoresha e arsimit në Shkoder Afërdita Haka e cila thekson se objekti në fjalë nuk është shkollë dhe as pronë e DAR. Haka shton se asnjë institucion arsimor dhe as vetë mësuesit dhe nxënësit nuk do të lejohen të përfshihen në fushatë.

Edhe kryeplaku i fshatit dhe fëmijët e zonës pranojnë se godina në fjalë nuk është shkolla ku marrin dije, por ka funksionuar si e tillë deri përpara 3 javëve kur shkolla aktuale ndodhej në rikonstruksion.

Një ditë më parë përmes një deklarate PD thotë se shkolla 9 vjeçare e Bërdicës së Madhe është kthyer në një zyrë elektorale të kandidatës së LSI-së dhe PS-së Keti Bazhdari.

Ora News

SHKARKO APP