Komuniteti shqiptar në Hamburg, Gjermani, pret më 24 mars Kardinalin Ernest Simoni Troshani

Këtë fund jave, Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani viziton diasporën shqiptare në Hamburg, në Gjermani. Një vizitë treditore baritore, istitucionale kishtare e civile dhe kombëtare. Misionari i besimtarëve shqiptarë të kësaj zone dom Izak Dodes dhe organizatori i kësaj vizite Albert Bisaku, njoftojnë programin e ndjeshur që e pret kardinalin shqiptar në gjirin e shqiptarëve në Hamburg, me ftesën drejtuar bashkëkombasëve për të marrë pjesë në takime e kremtime me Kardinali Simoni

Gëzim i madh për Komunitetin Shqiptar në Hamburg. Këtë fund jave, Kardinali Ernest Simoni, dëshmitari i gjallë i fesë dhe qëndresës kombëtare, do të vizitojë diasporën shqiptare në Hamburg, në Gjermani. Në moshën 98-vjeçare, pasi mbijetoi 28 vite në burgjet komuniste, Kardinali Simoni shkon mes shqiptarëve të Hamburgur si “Shtegtar Shprese”., për të përqafuar të gjithë shqiptarët, pa dallim, gjatë kësaj vizite treditore istitucionale kishtare dhe civile, baritore dhe kombëtare.

Misionari i besimtarëve shqiptarë të kësaj zone dom Izak Dodes dhe organizatori i kësaj vizite të jashtëzakonshme Albert Bisaku, njoftojnë programin e ndjeshur që e pret kardinalin shqiptar në gjirin e shqiptarëve në Hamburg, me ftesën drejtuar bashkëkombasëve për të marrë pjesë në takime dhe kremtime me Kardinalin 98-vjeçar Ernest Simoni, “Martirin e Gjallë” të popullit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim njoftimi i misionarit dom Izak Dodes, i cili u drejtohet shqiptarëve e beismtarëve me këto fjalë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur besimtarë, e kemi kaluar gjysmën e periudhës së shenjtë 40-ditore të Kreshmëve. Nëpërmjet pendesës, agjërimit dhe lutjes, po i afrohemi gjithnjë e më shumë festës së madhe të Ringjalljes së Krishtit – Pashkëve.

Të dielën, më 22 mars 2026 kremtojmë të dielën e pestë të Kreshmëve dhe kemi nderin e veçantë që në mesin tonë, këtu në Hamburg, të mirëpresim kardinalin tonë shqiptar, Ernest Simoni Troshani.

Vizita e tij në Hamburg do të fillojë këtë të shtunë, më 21 mars, me pritjen nga Arqipeshkvi i Hamburgut, Dr. Stefan Heße, si dhe me vizitën në Katedralen e Hamburgut. Dita e diel është një moment i veçantë për bashkësinë tonë, prandaj ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në dy Meshët e Shenjta që do të mbahen në Kishën tonë në Farmsen (Katholische Kirche Heilig Geist, Rahlstedter Weg 13, 22159 Hamburg).

Të dielën në orën 09:30 do të kremtohet Mesha solemne në gjuhën gjermane me praninë e kardinalit Simoni, e udhëhequr nga ipeshkvi nderit Horst Eberlein, së bashku me meshtarët. Gjatë kësaj Meshe, famullia gjermane do t’i ndaj një Mirënjohje Nderi kardinalit tonë, Hirësisë së Tij Ernest Simoni Troshani.

Në orën 18:00 fillon Udha e Kryqit në gjuhën shqipe, e cila do të udhëhiqet nga Don David Gjugja nga Radio Vatikani, së bashku me kardinalin Ernest Simoni dhe me mua. Më pas do të kremtohet Mesha e Shenjtë në gjuhën shqipe, e udhëhequr nga kardinali Simoni, në bashkëkremtim me ne meshtarët. Në përfundim të Meshës, kardinali do të bekojë fëmijët dhe të gjithë besimtarët. Pas Meshës, sipas traditës sonë, do të mblidhemi së bashku me kardinalin në një takim vëllazëror në sallën e Kishës.

Ju lutem gjithashtu të njoftoni edhe besimtarë të tjerë, kontaktet e të cilëve ende nuk i kemi, në mënyrë që të bashkohemi sa më shumë në lutje dhe bekim për ta pritur sa më denjësisht kardinalin tonë, i cili, në moshën 98-vjeçare, mbart një dëshmi të jashtëzakonshme besimi, i cili 28 vite të jetës së tij i ka kaluar në burgjet komuniste të Shqipërisë.

Të hënën, më 23 mars, Mesha në Famsen do të kremtohet me kardinalin Ernest Simoni në orën 16:00.

Vizita e Kardinali Ernest Simoni në Hamburg do të përfundojë të martën, më 24 mars 2026. Me dëshirën që këto ditë t’i kalojmë në lutje, bashkim dhe kujtime të paharrueshme me kardinalin, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju ftoj të merrni pjesë, në Meshët e së dielës. Me bekime, Misionari juaj, Don Izak Dodes

P.S. Për parkimin e makinave, keni në dispozicion këto vende: 1. • Te Kisha, Rahlstedter Weg 13, 22159 Hamburg 2. • Parkplatz Eisland-Farmsen (hyrja nga Rahlstedter Weg) 3. • Parkdeck në Einkaufszentrum Farmsen, Berner Heerweg 173.

R.SH. / Vatikan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?