Koncensionet e rrugëve, Kadiu: Oligarkët, garë për të vjedhur qytetarët
Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar vendimin e fundit të qeverisë për dhënien me koncension të rrugës Milot-Balldren, që do të kushtojë 215 milionë euro, ndonëse do të jetë vetëm 18 kilometra e gjatë.
Me anë të një statusi të publikuar në profilin e saj në facebook, deputetja demokrate deklaron se oligarkët janë vënë në garë me njëri-tjetrin se kush mund të vjedhë më shumë qytetarët shqiptarë.
Gjithashtu, Kadiu thekson faktin se, ndonëse BE i ka shpallur si jo-eficiente koncensionet e ndërtimit të rrugëve përmes partneritetit publik-privat, qeveria nuk do t’ia dijë dhe vazhdon të abuzojë haptazi.
Statusi i Kadiut në Facebook
Rrugë të shtruara me “Ar” nga “Minjtë” apo “Luanët”
Pasi mbylli me një vlerë spetakolare rrugën Kashar-Thumanë 21 km për 226 milionë euro nga “Gener 2”, qeveria Rama aktualisht ofron për rrugën Milot-Balldren 215 milionë euro për 18 km nga ANK.
Deri më tani kosto për 4 rrugët e projektit 1 miliardë euro kanë arritur në 670 milion euro, 7% e prodhimit kombëtar.
Për ironi të fatit paralelisht vetëm disa javë më parë vetë gjykata e BE-së mbi auditimin e koncensioneve shpalli jo-eficiente të gjitha koncensionet (të marra nën auditim) për ndërtimin e autostradave përmes formës PPP.
Për të gjithë librat e ekonomiksit termi konkurencë ripërcaktohet si më poshtë: gara midis oligarkëve për të vjedhur më shumë qytetarët është konkurencë e tregut shqiptar.
?Rrugë, rrugë, rrugë ? rrugë që na ftojnë diku o shqiptar. Dhe më pyesin për ku? Për ku??. 1995
KOHA JONË SONDAZH

