Koncerti në Elbasan, zyrtarë e qytetarë shkelin ligjin e maskave

Mbajta e maskave në ambient të hapur është detyrim prej të enjtes së kaluar. Por Qytetarë e Zyrtarë e neglizhuan hapur ligjin në koncertin e Muzikës Popullore që po mbahet në Elbasan.

Prej një jave mbajtja e maskave  në ambiente publike është e detyrueshme, ndërsa policia cdo ditë gjobit qindra qytetarë për shkelje.

Në Elbasan, po mbahet Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të këngës popullore , ku zyrtarë e spektatorë e ndoqën duke shkelur protokollet e sigurisë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e mirë e tyre ishin pa maska dhe neglizhuan  distancën edhe minimale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa tjerë maskat i kishin vetëm për procedurë.

Por shkelja e vendimit të qeverisë duket se falet kur merr pjesë në aktivitete të organizuara nga Ministritë e apo bashkitë.

Policia e Shtetit dhe Policia bashkiake janë dy strukturat që monitorojnë vendimin për mbajtjen e maskave në ambientet e hapura.

Por në aktivitetin në Elbasan asnjë prej tyre nuk u pa që të shqetësohej jo vetëm për sfidën që hapur ndaj një vendimi qeverie, por për rrezikun që koncerti mund të kthehej në vatër infektimi me koronavirus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?