Koncesionari me SGS, në lojë kompani offshore, që fshehin pas oligarkë shqiptarë

RTV Ora mëson takimet e avokatit shqiptar në zyrën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për zhvillimin e negociatave që çuan në firmosjen e kontratës me koncesionarin SGS-së pikërisht në ditën e fundit të përfundimit të kontratës.

E ndërsa nuk ka asnjë reagim nga ministrja Belinda Balluku lidhur me këtë kontratë, RTV Ora mëson se kompani offshore janë në lojë dhe pas tyre fshihen oligarkë shqiptarë

Në vijim RTV Ora do të japë përgjigje pyetjeve:  “Kush i organizoi takimet për shtyrjen e afatit të kontratës së koncesionarit të SGS? Kush fshihet pas takimeve të ministres Belinda Balluku për rinovimin e kontratës?

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët prej vitesh ankohen për shërbimin jo-cilësor që ofron kjo kompani edhe pse janë të detyruar që të paguajnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak muaj më parë kompania SGS u gjobit nga Autoriteti i Konkurrencës me 51 milionë lekë gjobë, për abuzim me pozitën monopol në treg. Në dokument thuhet se kjo kompani ka abuzuar duke mos ofruar shërbim cilësor duke sjellë krijimin e radhëve të gjata sidomos në disa periudha të vitit. Por mesa duket për të disatën herë ministrja Belinda Balluku ka vepruar në kundërshtim me deklarata e kreut të qeverisë për liberalizim të tregut të kontrollit teknik të automjeteve si dhe në kundërshtim me interesat e drejtuesve të mjeteve.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?