Koncesionet në Shëndetësi, PS refuzon kërkesat për informacion. Kërkon hetime edhe për ish-ministrat e Berishës
Pas rreth 3 orë mbledhje në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi me debate, replika dhe polemika, Partia Socialiste ka refuzuar të kalojë kërkesat për informacion duke votuar kundër.
Anëtarët e mazhorancës po ashtu propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës. Mbledhja e radhës e komisionit hetimor do zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.
Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.
PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. Po ashtu PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.