Koncesioni i parkingjeve në Vlorë, kallëzim ndaj zyrtarëve vendorë

Një grup i shoqërisë civile dhe Lëvizja Për Vlorën depozituan në prokurorinë e Vlorës, kallëzim penal kundër koncesionit të parkimeve. Kallëzimi u bë ndaj

ish kryetarit të bashkisë së Vlorë Shpëtim Gjika, pasardhësit të tij Dritan Leli, këshillit bashkiak nga 2009- e në vazhdim, prefektes Etjona Hoxha, dhe kompanisë fituese. Arsyetimi është cenimi i interesave të qytetarëve.

Geron Gumbardhi, avokat: Ky kallëzim penal u bë në vazhdim të ankesave të vazhdueshme të qytetarëve vlonjate, të cilët e shikojnë veten të pafuqishëm përballë një koncesioni krejt të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elidon Habilaj, përfaqësues i lëvizjes për Vlorën: Nuk do të jetë hapi i parë. Do të ketë në vazhdimësi derisa qytetarët vlonjatë të jenë të vetëdijshëm për atë që po ju ndodh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasil Bedinaj, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik: I kërkojmë prokurorisë që të hetojë të gjithë personat përgjegjës përpara gjykatës ata që qëllimisht kanë dëmtuar rëndë financat, dinjitetin dhe të drejtat ligjore të vlonjatëve.

Prej muajit gusht, parkimi në 22 rrugë të Vlorës është bërë me pagesë, ndërsa kontrata e koncesionit është 15 vjeçare, dhe bashkia përfiton 10 milionë lekë të reja në vit dhe 2% të të ardhurave vjetore të kompanisë.

Qytetaret duhet te paguajnë 50lek/orë për qëndrimin në vendparkim, ndërsa ne rast mos pagese ndëshkohen me tarifën shtesë prej 4500 lekë dhe bllokim gome deri në shlyerje të pagesës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?