Koncesioni i Porto-Romanos, Braçe kritikon qeverinë për gabimet në projekt

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon  Braçe, nuk ka pranuar  të diskutojë ndryshimin e marrëveshjes për koncesionin e portit në Porto Romano për të cilën parashikohet një shtesë fondi prej 4.5 mln dollarësh dhe ndërtimi i një argjinature për vendosjen e tubave të ngarkim–shkarkimit të karburanteve. Sipas Braçes, projekti i paraqitur është me gabime matematikore dhe do të diskutohet  në momentin që do rregullohet.Ndërkohë opozita ngriti si shqetësim propozimin për ndryshimin e marrëveshjes që sipas tyre do të përmbytë Durrësin.

Komisioni i Ekonomisë nuk ka pranuar të nisë diskutimin për ndryshimin e marrëveshjes për koncesionin në Porto Romano pasi projekti i prezantuar rezultoi me gabime.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë kërkoi që të rishikohet edhe njëherë ky draft nëse do të marrë miratimin e Kuvendit si dhe kërkoi prezencën e ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe të zv/ministrit të Bujqësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erjon Braçe: Ka një gabim aritmetikor në kontratën koncesionare, gabimi aritmetikor ka të bëjë më një mbledhje gabim të shumës së investimeve, kaq.Nuk ka gjë antikushtetsue në këtë mes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jorida Tabaku: Antikushtetuese është të miratojmë një VKM që ka ndryshuar dhe nuk ka kaluar procedurën ligjore.

Erjon Braçe: Jo zonjë. Edhe njëherë, qeveria sa më shpejt të sjellë kontratën korrekte në rrugë zyrtare përmes Këshillit të Ministrave. Mbledhja e ardhshme do të kryhet në momentin që dokumenti depozitohet në Kuvend zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave.

Opozita ndërkohë ngriti si problem faktin se ndërtimi i argjinaturës që kërkohet të realizohet në portin e Durrësit mund të sjellë pasoja të rënda për qytetin duke e përmbytur atë.

Fatbardha Kadiu: Nuk është çështja e shumës së parave, janë 4.2 milion më shumë apo 4.3 milion më pak. Dëmi ekonomik që mund ti shkaktoni qytetit është minimal, kosto oportune më e ulët, ndërkohë që krijoni një burim për përmbytjen e zonës së ish-Kënetës ku jetojnë 100 mijë banorë.Nga ana tjetër do të bëheni shkas për të shkatërruar ato vlera arkeologjike që ka ai qytet.

Edhe pse tashmë në Porto-Romano ka nisur zgjerimi i portit ndryshimi në këtë kontratë ka ardhur pasi gjatë punimeve janë konstatuar probleme teknike për shkak të aluvioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?