Konferenca e Donatorëve. Rama: Ju lutem na jepni euro!
Konferenca e Donatorëve për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e Rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ka mblodhur sot në Bruksel pjesëmarrës të nivelit të lartë nga një numër shumë i madh vendesh.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në konferencë vlerësoi kontributin e vendeve të BE.
”Jam thellësisht i prekur, dhe dua ta nis duke thënë shumë thjesht, “Faleminderit” do të thoja faleminderit në të gjitha gjuhët. Faleminderit nga thellësia e zemrës, flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve: Ju lutem na mbështetni më tej. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së Komisionit Eropian, po ju lutem na ndihmoni ndërsa përpiqemi të rimëkëmbeni, nga goditja e pamëshirme që na goditi. Na treguat prej momentit të parë, frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë, për të çuar para paqen e prosperitetin“,- deklaroi Edi Rama.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila mbajti fjalimin e parë në Konferencën e Donatorëve, e theksoi këtë fakt, duke falënderuar për pjesëmarrjen e madhe. “Do doja të ishit këtu, – tha ajo, – të shihni sa shumë jemi mbledhur”.
Ajo përmendi pjesëmarrjen e presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, kryeministrin e Malit të Zi, atë të Kroacisë dhe shumë zyrtarë të tjerë. “Ju faleminderit që keni ardhur sot në një numër kaq të madh. Do të doja të ishit në vendin tim që ta shikonit që këtej sa shumë jemi. Nëntorin që shkoi tërmeti ra në mesin e natës, kur të gjithë ishin në gjumë në Shqipëri. 51 njerëz humbën jetën, dy familje të tëra prej 8 personash vdiqën kur shtëpia u shemb. Të gjithë i kemi dëgjuar historitë e tyre me dhimbje në zemër”, u shpreh Leyen. Në Konferencën e Donatorëve janë të pranishëm kryeministri kroat, kryeministrja serbe, presidenti i Malit të Zi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ministri i Jashtëm italian, ministri i Jashtëm grek, ministri i Jashtëm gjerman, ministri i Jashtëm francez edhe shumë ministra të vendeve të tjera.