Konferenca e Donatorëve, Rama takohet në Romë me komisionerin për zgjerim në BE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Romë një takim me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.

Në fokus të diskutimeve ishte organizimi i Konferencës së Donatorëve në funksion të Rindërtimit  pas tërmetit dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e integrimit europian.

Pas takimit,komisioneri për Zgjerim të BE-së, shkruan në Tëitter se pati një takim të mirë me zotin  Rama, ndërsa inkurajon vazhdimin e reformave në funksion të hapjes së negociatave me BE.

Postimi i plotë

Zhviluam një bisedë të mirë me Edi Ramën në Romë ku rikonfirmuam rekomandimin e KE për hapjn e negociatave me Shqipërinë. Është e rëndësishme që reformat të vazhdojnë. Pas tërmetit që preku muajin e kaluar vendin, BE po përgatit konferencën e donatorëve për vitin e ardhshëm.

SHKARKO APP