Konferenca e FAO-s, ministrja Denaj: Strategji kombëtare digjitale për bujqësinë

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, mori pjesë në Konferencën së 34-t Rajonale të FAO-s, që po mbahet në Romë nga datat 14-17 maj 2024. “Për të filluar me projektin e FAO-s, i cili fillon shumë shpejt, do të krijojë një platformë të re për fermerët, që do të jetë çelësi për perspektivën e tyre ekonomike, por edhe aktivitetet në detyrat e tyre të përditshme. Pra, ne po punojmë edhe për infrastrukturën dhe shpërndarjen e informacionit, ku ne projektojmë të ardhmen tonë të afërt”, tha Denaj.

Ajo theksoi se dy komponentë që po startojnë janë janë zhvillimi i strategjisë kombëtare digjitale për bujqësinë, dhe një plan veprimi, i cili do të jetë një oportunitet për të marrë përvojat e shteteve të tjera dhe për t’i përshtatur në vendin tonë.

“Kjo strategji mund të jetë një mjet efektiv për politikëbërjen. Ndërsa komponenti i dytë përveç Portalit të Fermerit, i cili lidhet drejtpërdrejt me shpërndarjen e informacionit tek fermerët është fakti që ne do të bashkëpunojmë gjithashtu edhe me ILO-n mbi edukimin. Ne kemi programuar veten tonë në një proces ku edukimi profesional merr shumë njohuri për risitë në teknologjinë sot. Kështu, që kurrikula e edukimit profesional do të ketë njohuri mbi të gjitha përvojat e shkëmbyera jo vetëm në këtë tryezë, por edhe në ato të vendeve të tjera që janë të përshtatshme edhe me ne”, tha Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja vlerësoi si mjaft të rëndësishëm fillimin e një projekti në bashkëpunim me Bankën Botërore, të quajtur “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimi i bujqësisë”, nëpërmjet të cilit, sipas Ministres, synohet modernizimi i skemave të ujitje-kullimit në dy zona bujqësore të rëndësishme të Shqipërisë, të cilat do jenë projekte pilot, dhe do të shërbejnë si shembuj për zonat e tjera se çfarë do të jetë më eficiente, më pak e kushtueshme dhe sisteme më të mira ujitje-kullimi në Shqipëri duke tejkaluar sistemet e vjetra të ndërtuara para viteve ’90-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?