Konferenca e Këshillit të Atlantikut në UK, gjeneral Piro Ahmetaj: Mbështetje dhe shpresë për afganët

Gjeneral Piro Ahmetaj, ishte pjesë e konferencën online të Këshillit të Atlantikut në Britaninë e Madhe, ku thotë se ka mbështetje dhe shpresë për afganët. Po ashtu ai ka folur edhe për vendimin e qeverisë për strefimin e afganëve, duke e cilësuar si një krenari për Shqipërinë. ”Solidaritet, mbështetje, shpresë dhe lutje për dritë në fund të tunelit të erresirës së gjakderdhjes mes Afganëve të martirizuar. Krenar që prezantoja Shqipërinë, e cila ka përmbushur me dinjitet detyrën si dhe e ka vendosur flamurin shqiptar në rreshtin e parë të vendeve mbështetëse ndaj USA, NATO-s, EU & OKB-së”.

Postimi i plotë

Shumë i nderuar për ftesën nga Këshilli i Atlantikut të Britanisë si dhe pjesëmerrjen sot në konferencën “A New Afghanistan Agenda”.

“Ndryshimet e shoqërisë dhe Talibanëve para 2001 dhe pas 2021; objektivat dhe prioritetet për ta inkurajuar qeverinë Talibane të mos ri-kthehet errësirës barbare; konvergimi i interesave dhe angazhimeve të USA, NATO-s, G7, OKB, BE-së; Pakistanit, vendet e rajonit; Rusisë, Kinës, etj”!

Privilegj të ndash vlerësime me personalitete, Ambasadorë, Gjeneralë/kolegë dhe miq të mirënjohur nga 30 vendet e NATO-s, si: D. Hobbs, S.Mladenova, J. Segali, Townsend, si dhe Britanisë JameaSHEA: “Shqiponjë e Artë” dhe imazhi i NATO-s në çlirimin e Kosovës dhe jo vetëm. Kohezioni dhe ndarja e barrës së kontributeve, përgjegjësi kritike e 30 vendeve të NATO-s!

Solidaritet, mbështetje, shpresë dhe lutje për dritë në fund të tunelit të erresirës së gjakderdhjes mes Afganëve të martirizuar. Krenar që prezantoja Shqipërinë, e cila ka përmbushur me dinjitet detyrën si dhe e ka vendosur flamurin shqiptar në rreshtin e parë të vendeve mbështetëse ndaj USA, NATO-s, EU & OKB-së.

SHKARKO APP