Konferenca Ipeshkvore: Shpallja Kardinal e Dom Ernestit, përkujtim i martirizimit të tij të gjallë
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, përmes një deklarate për shtyp, uroi sot shpalljen nga Papa Françesku të Dom Ernest Troshanit, Kardinal Nderi.
Pas shenjtërimit të Nënë Terezës dhe lumnimit të 38-të katolikëve që pësuan martirizimin në periudhën e errët të komunizmit ateist dhe që do të finalizohet më 5 Nëntor në Shkodër, Kisha shqiptare nderohet me emërimin Kardinal Nderi të dom Ernest Troshanit, një nga meshtarët akoma gjallë, dëshmitar i persekutimit më të egër komunist që bota përjetoi, regjimit që e ktheu Shqipërinë në një vend ateist.
Meshtari që i mbijetoi masakrës komuniste u njoh nga e gjithë bota me dëshminë rrënqethëse që dëshmoi më 21 shtator 2014 para Papa Franceskut, ku nënvizoi vuajtjet e tmerrshme që ai dhe mbarë Kisha në Shqipëri përjetoi gjatë regjimit komunist.
Pas gjithë këtij kalvari Dom Ernest Troshani shpallet nga Papa Françesku Kardinal Nderi, në përkujtim të martirizmit të tij të gjallë.
KOHA JONË SONDAZH

