Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Konferenca Ndërqeveritare me BE, Ministria e Jashtme optimiste: Integrimi më pranë se kurrë

Konferenca Ndërqeveritare me BE, Ministria e Jashtme optimiste: Integrimi më pranë se kurrë

Aktualitet
E mërkurë, 27 Maj 2026 17:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e konsideroi Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, të zhvilluar dje në Bruksel, si një hap me rëndësi të veçantë në rrugën e integrimit evropian të vendit.

Në një deklaratë zyrtare, ministria theksoi se gjatë konferencës u mbështet raporti i Komisioni Evropian mbi Piketat e Ndërmjetme (IBAR), ku vlerësohet se Shqipëria ka bërë progres të kënaqshëm në Grupkapitullin 1, “Themeloret”. Gjithashtu, u miratua edhe Pozicioni i Përbashkët i BE-së lidhur me piketat përmbyllëse të këtij grupkapitulli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 24 minutash
Moti këtë të dielë

Moti këtë të dielë

Para 28 minutash
Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Para 32 minutash

Sipas Ministrisë së Jashtme, ky zhvillim përfaqëson një moment kyç për avancimin e procesit të negociatave dhe dëshmon besimin e partnerëve evropianë ndaj reformave dhe institucioneve shqiptare. Autoritetet shqiptare e cilësojnë rezultatin e konferencës si një tjetër hap konkret drejt objektivit strategjik të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Më 26 maj 2026, u zhvillua në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në nivel ministror mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, një moment me rëndësi të veçantë në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Delegacioni i Shqipërisë u kryesua nga Kryeministri Edi Rama dhe përfshiu edhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha; Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka; Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari; Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu; Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj si dhe një numër anëtarësh të ekipit negociator.

Konferenca mirëpriti dhe mbështeti raportin e Komisionit Evropian mbi Piketat e Ndërmjetme (IBAR), sipas të cilit Shqipëria ka arritur një nivel të mjaftueshëm progresi në Grupkapitullin 1 “Themeloret”. Në të njëjtën kohë, konferenca miratoi edhe Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Evropian për piketat mbyllëse të këtij grupkapitulli.

Ky zhvillim është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Ai shënon një moment historik dhe përbën një tjetër gur kilometrik në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë, ai shënon njohjen e progresit të qëndrueshëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave kyçe, të cilat kanë rëndësi themelore si për forcimin e demokracisë dhe institucioneve në vend, ashtu edhe për avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këto reforma përfshijnë forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e qeverisjes demokratike, reformën në drejtësi, rritjen e standardeve të sigurisë, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe fuqizimin e llogaridhënies institucionale. Ato përbëjnë thelbin e çdo demokracie funksionale, themelet mbi të cilat ndërtohet Bashkimi Evropian dhe bazën e vizionit për Shqipërinë evropiane.

Rezultatet e këtij takimi konsolidojnë më tej rrugëtimin evropian të vendit, forcojnë besimin e partnerëve tanë në vullnetin politik dhe kapacitetet institucionale të Shqipërisë, si dhe përbëjnë një investim të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Shqipëria është vendi i parë në procesin aktual të zgjerimit që arrin këtë etapë sipas metodologjisë së re të Bashkimit Evropian, çka i hap rrugën fazës pasuese të negociatave – atë të mbylljes së kapitujve.

Faza vijuese e negociatave do të kërkojë angazhim edhe më të madh, koordinim më të ngushtë dhe më efikas ndërinstitucional, si dhe intensifikim të punës nga të gjitha strukturat dhe grupet negociatore. Ajo do të kërkojë qëndrueshmëri e përshpejtim të reformave dhe zbatim të plotë të angazhimeve të marra.

Njëkohësisht, do të kërkojë energji dhe përpjekje shtesë si nga ekipi negociator ashtu si edhe nga aktorë të tjerë në vend, në bashkëpunimin me partnerët tanë evropianë, me synimin për të përmbushur me sukses detyrimet që lidhen me mbylljen e kapitujve, në avancimin e pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian për çka, Shqipëria është e vetdijshme, e gatshme dhe mbetet tërësisht e angazhuar.

Duke përgëzuar ekipin negociator dhe të gjithë personat e përfshirë dhe të angazhuar, Ministria shprehu mirënjohje ndaj partnerëve tanë evropianë, Komisioneres Kos dhe ekipit të saj, Presidencës qipriote si dhe të gjitha vendeve anëtare, për bashkëpunimin e ngushtë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme

Sipas Ministrisë së Jashtme, takimi i djeshëm është një gur kilometrik në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Më 26 maj 2026, u zhvillua në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në nivel ministror mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, një moment me rëndësi të veçantë në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Delegacioni i Shqipërisë u kryesua nga Kryeministri Edi Rama dhe përfshiu edhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha; Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka; Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari; Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu; Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj si dhe një numër anëtarësh të ekipit negociator.

Konferenca mirëpriti dhe mbështeti raportin e Komisionit Evropian mbi Piketat e Ndërmjetme (IBAR), sipas të cilit Shqipëria ka arritur një nivel të mjaftueshëm progresi në Grupkapitullin 1 “Themeloret”. Në të njëjtën kohë, konferenca miratoi edhe Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Evropian për piketat mbyllëse të këtij grupkapitulli.

Ky zhvillim është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Ai shënon një moment historik dhe përbën një tjetër gur kilometrik në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë, ai shënon njohjen e progresit të qëndrueshëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave kyçe, të cilat kanë rëndësi themelore si për forcimin e demokracisë dhe institucioneve në vend, ashtu edhe për avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këto reforma përfshijnë forcimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e qeverisjes demokratike, reformën në drejtësi, rritjen e standardeve të sigurisë, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe fuqizimin e llogaridhënies institucionale. Ato përbëjnë thelbin e çdo demokracie funksionale, themelet mbi të cilat ndërtohet Bashkimi Evropian dhe bazën e vizionit për Shqipërinë evropiane.

Rezultatet e këtij takimi konsolidojnë më tej rrugëtimin evropian të vendit, forcojnë besimin e partnerëve tanë në vullnetin politik dhe kapacitetet institucionale të Shqipërisë, si dhe përbëjnë një investim të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Shqipëria është vendi i parë në procesin aktual të zgjerimit që arrin këtë etapë sipas metodologjisë së re të Bashkimit Evropian, çka i hap rrugën fazës pasuese të negociatave – atë të mbylljes së kapitujve.

Faza vijuese e negociatave do të kërkojë angazhim edhe më të madh, koordinim më të ngushtë dhe më efikas ndërinstitucional, si dhe intensifikim të punës nga të gjitha strukturat dhe grupet negociatore. Ajo do të kërkojë qëndrueshmëri e përshpejtim të reformave dhe zbatim të plotë të angazhimeve të marra.

Njëkohësisht, do të kërkojë energji dhe përpjekje shtesë si nga ekipi negociator ashtu si edhe nga aktorë të tjerë në vend, në bashkëpunimin me partnerët tanë evropianë, me synimin për të përmbushur me sukses detyrimet që lidhen me mbylljen e kapitujve, në avancimin e pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian për çka, Shqipëria është e vetdijshme, e gatshme dhe mbetet tërësisht e angazhuar.

Duke përgëzuar ekipin negociator dhe të gjithë personat e përfshirë dhe të angazhuar, Ministria shprehu mirënjohje ndaj partnerëve tanë evropianë, Komisioneres Kos dhe ekipit të saj, Presidencës qipriote si dhe të gjitha vendeve anëtare, për bashkëpunimin e ngushtë, mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Etiketat e lidhura

beshqiperia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 4 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 6 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 9 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 24 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 12 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.