Konferenca në Mynih, ministri Hasani ndan fotot nga takimet me homologët: Puna e përbashkët për paqen e qëndrueshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë disa foto nga takimet që ka patur me homologët e tij gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Hasani shkruan se gjatë takimeve me homologët e disa prej vendeve pjesëmarrëse, pati diskutime për përpjekjet e përbashkëta mbi sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në rajon e më gjerë.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schëarz, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns. Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”,-shkruan Hasani.

 

SHKARKO APP