Konferenca rajonale për transportin publik, Shqipëria vend pritës

 

Në kuadër të bashkëpunimit për mbështetjen rajonale, të transportit publik, në Shqipëri do të organizohet një konferencë. Pjesëmarrës për të prezantuar punimet e tyre, do jenë të pranishëm 6-të Ministrat e Transportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke filluar me Shqipërinë i cili është dhe vendi ku do të organizohet kjo konferencë. Vendet e tjera si; Bosnje Hercegovinën, Ish republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova, gjithashtu do të jenë të pranishëm.

Ky është takimi për 11- vjetorin, e Ministrave të Transportit të rajonit, në kuadër për pjesëmarrjen e Observatorit për Europën Juglindore (SEETO). Punimet e konferencës së nivelit të lartë që do mbahet në hotel Sheraton ditën e nesërme 3 dhjetor 2015, ora 10.00.

Çfarë është SEETO?

Observatori i Transportit për Europën Juglindore (SEETO) është një organizatë rajonale që mbështet transportit rajonal në bashkëpunim me 6-të shtete të rajonit si dhe Komisioni Europian. Qëllimi i SEETO, është të promovojë kooperimin për të zhvilluar nyejt kryesore të infrastrukturës bazuar në rrjetin multimodal.

Gjithashtu kjo organizatë ka si synim të forcojë kapacitetet lokale për të aplikuar sa më mire programet e investimeve, menaxhimin dhe përpunimin e të dhënave e analizave. 

SHKARKO APP